zoom

Aktualitet

Plagosja në Tropojë, ja për çfarë dyshon policia

Një 61-vjeçar nga fshati Sopot është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Bajram Currit.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa mësohet se në lokal nuk ka pasur konflikt.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale, ndonëse në vendngjarje nuik është gjetur as arma dhe as gëzhojë.

Një nga mundësitë është që 61-vjeçar mund të jetë vetëplagosur.

Ndërkohë që janë shoqëruar 4 personat që ishin  në tavolinë me të, por ata kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikt.