zoom

Aktualitet

Plagosja e policit në Berat/ Pas sherrit tentuan t’i marrin armën, arrestohen tre vëllezër, në kërkim i katërti

Berat- Janë arrestuar tre vëllezërit agresiv ku në një sherr që ata ishin përfshirë, ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë.

Të arrestuarit janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi Armando Marini.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.Mema dhe bashkëshortes së tij shtetases O.Mema.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë Julian Xhahalili, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.