zoom

Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko/ Si ra policia në gjurmët e të riut të përfshirë në ngjarje

Zbardhen detaje të tjera nga plagosja e dyfishtë e ndodhur në shtator në Don Bosko, ku u qëlluan me armë zjarri Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Një ditë më parë policia identifikoi një nga personat e përfshirë në ngjarje, Denis Tahiri, i cili është shpallur në kërkim.

Policia ra në gjurmët e 23-vjeçarit nga Kamza nga targa e mjetit të përdorur në ngjarje.

Policia fillimisht zbuloi se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Më pas rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip Golf 5 që autorët dogjën pas krimit.

Po ashtu shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi i ka krahasuar me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është prangosur.

Postime të lidhura