Aplikacion
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se është 46-vjeçari me iniciale G. M.
Sipas hetimeve paraprake i riu është qëlluar me pistoletë pas një konflikti të çastit mes tij dhe autorit.
Ky i fundit është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
Ndërsa i plagosur është qëlluar në kofshë dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion shtesë
Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.
Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.