Aplikacion
Blutë njoftuan se ditën e djeshme, 22-vjeçarja më inicialet H. Z. ka goditur me thikë për motive të dobëta bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç.
I riu është jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2. “Zoom.al” mëson se e reja e qëlloi në shpatull bashkëshortin 28 -vjeçar L.Z., teksa po debatonin në shtëpinë e tyre.
Policia ndërhyri disa minutash pas ngjarjes, duke shoqëruar autoren, ndërsa i plagosuri ishte dërguar në spital për t’u mjekuar.
Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se nuk ka mundur ende të sqarojë rrethanat e ngjarjes. /ZOOM.AL/