zoom

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi, gjenden shtatë gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Greqi, ku si pasojë është plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Omonias, në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, i plagosuri është shqiptar.

Ai po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.