zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është shqiptari që u qëllua me breshëri plumbash në mes të Athinës

Zbardhet identiteti i shqiptarit, të cilit iu bë atentat një ditë më parë në Greqi.

Florian Bajraktari, 36 vjeç u qëllua 7 herë me armë zjarri në “Omonia” të Athinës.

Në momentin që një mjet në lëvizje qëlloi ndaj tij, Bajraktari ishte i ulur në lokal, ku po pinte kafe.

Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po heton lëvizjet e makinës së përdorur nga autorët, për të bërë të mundur idenfitikimin e tyre.

Bajraktari u dërgua me urgjencë në spital pasi një plumb e kishte kapur në shpatull. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Florian Bajraktari është emër i njohur për autoritetet sepse në vitin 2006 është arrestuar për vrasje, ndërsa në vitin 2020 për lojëra fati.

Policia greke po heton në disa pista në lidhje me atentatin ndaj tij, duke mos përjashtuar hakmarrjen për vrasjen e ndodhur në vitin 2006.