Aplikacion
Nikolin Huba, banues në Vaun e Dejës, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Behet me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.
Njoftimi i policisë:
‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.
Sensuale dhe e parezistueshme/ Adelina Ismaili çmend fansat duke ekspozuar të pasmet