Aplikacion
Tema e Roitfeld do të jetë “Le të Martohemi”. Siç raportohet nga Variety, dizejnuesit e modës kanë përfshirë marka të njohura dhe legjendare si Oscar de la Renta, Loewe, Louis Vuitton, Givenchy, Gucci, Chanel, Saint Laurent, De Fursac, Balenciaga, Fendi, Tom Ford, Jacquemus, Valentino, Giambattista Valli, Armani, Alaia, Burberry, Versace, Alled Martinez, Monot, Nensi Dojaka dhe Dior, ndër të tjera.
Pas ngjarjes, ata që duan të mbështesin kërkimin e “amfAR” mund të blejnë veshjet dhe pjesët e tjera të artit. Në shitje do të nxirren dhe mallra luksoze gjatë ankandit të drejtpërdrejtë, të organizuar nga tregtari zviceran i artit Simon de Pury.
Festivali i Filmit në Kanë do të zhvillohet nga 17 maji deri më 28 maj. Galaja “amfAR” do të mbahet në “Hôtel du Cap-Eden-Roc” më 26 maj./L.K
/Zoom.al