zoom

Lajme

Pique i jep goditjen e radhës Shakirës, vendos të martohet me të dashurën e tij Clara Chia

Kanë kaluar dy vjet nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Pas thashethemeve të shumta, ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 përmes një deklarate të përbashkët.

Ky lajm erdhi pas dymbëdhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.

Pas ndarjes, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.

Veprimi i fundit i Pique duket se do të jetë një goditje tjetër për Shakirën.

Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi ka dëshirë të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri gjatë dymbëdhjetë viteve me Shakirën, dhe gjithashtu dëshiron të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re. /ZOOM.AL/