zoom

Aktualitet

Përsëri aksident në Shkozë, i katërti në 24 orë! Makina bie në Lanë, plagoset rëndë shoferi

Një aksident dramatik dhe i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të rrethit të Shkozës.

Një automjet ka përfunduar në lumin Lana, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Raportohet se drejtuesi 35-vjeçar ka marrë plagë kritike dhe u dërgua me urgjencë në spital, kurse makina u shkatërrua plotësisht.

Zjarrfikësve iu desh të sharronin makinën për të nxjerrë drejtuesin nga sedilja, pasi ishte bllokuar nga shtypja e mjetit.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.

Ky është aksidenti i katërt që ndodh në atë zonë gjatë 24 orëve të fundit në këtë rrugë të zonës periferike të kryeqytetit.

Dje u regjistruan 3 të tilla, përfshi edhe plagosjen e dy policëve të repartit “Shqiponja” me makinën e patrullës, si dhe pëmbysjen në rrugë të dy mjeteve. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura