Aplikacion
Në një moment, deputeti Xhemal Qafalia ka ndërhyrë, duke i prerë fjalën dhe marrë mikrofonin, teksa Salianji iu kthye: “Gjeneral vetëm armët mund t’i luajmë, me fjalë nuk keni gjë, se jeni kaps. Nxirr armët zoti Gjeneral, se me fjalë e keni humbur”.
Ai pati edhe një debat me deputetin Gogu, nënkryetar i Komisionit. Kurse deputeti Nasip Naço theksoi se ka dështuar që në planin paraprak. Ndërsa, Salianji nënvizoi se çdo shkelje mund të depozitohet në GJK.
Kryetari i komisionit, Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se nuk i qëndrojnë asaj për të cilën ranë dakord mbledhjen e kaluar. Ai tha se me PS-në dhe Ramën nuk bëhen marrëveshje pasi, siç shtoi ai, po konfirmojnë se nuk i respektojnë ato.
Debatet nisën për shkak të planit hetimor të hetimit dokument për të cilin socialistët pretendojnë se nuk janë pyetur. Ata kërkuan mbledhjen e të martës së kaluar që të dëshmonin edhe Sali Berisha, Lulzim Basha e Gazment Bardhi para komisionit, por që sot u dukën të tërhequr.
Një pjesë e debatit:
Nasip Naço: Ju keni dështuar që në planin paraprak. Po dështon Komisioni Hetimor. Nuk keni cituar korrekt nenin. Siç dështuar në zgjedhje, do të dështoni sërish. Kërkoni dhe gjithë trupin diplomatik për të dëshmuar, vetëm ju mund ta bëni këtë gjë.
Ervin Salianji: Çdo shkelje mund ta depozitoni në Gjykatën Kushtetuese. Gjylameti ka kërkuar që të thirren Berisha dhe Basha. Faleminderit mësues Nasipi. Ta thoni ju mësues Nasipi që keni qenë njëherë këtej e njëherë andej, nuk shkon. Unë kam qëndruar vetëm nga njëra anë gjithmonë. Po bëni cirk me fjalë e forma, jeni të lirë të thoni çfarë të doni.
Unë besoj se me PS-në dhe Edi Ramën nuk bëhen marrëveshje se nuk i mban. Ju nuk i qëndroni fjalës së shkruar dhe ja ku është konfirmimi. Ju e keni të shkruar, me procesverbal, me zë dhe figurë që thoni të vijë Berisha, Basha, Bardhi, unë them le të vijnë sipas kërkesës tuaj. Neni 11 pika kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit si dhe planin paraprak të hetimeve, plani paraprak deklarohet nga kryetari i komisionit. Kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shtuar. Ku e keni ju shqetësimin këtu? Keni ndryshuar mendim se ju kanë tërhequr veshin? Estradë do bëni këtu? Ju vini dhe bëni estradë. Nënkryetari Gogu thotë do hyjmë në Big Brother, Nasipi thotë me të drejtë se ç’punë kam unë me këta të estradës se dua të bëj hetim si prokuror… Ju duhet ta ndryshoni vetë!
/ZOOM.AL/