zoom

Slider

Përplasja në studio/Ngjela ngriti zërin, moderatorja ndërpret intervistën: Flasim kur të qetësohesh

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me Sidorela Gjoni, në studio e EuroNews.

Teksa po flisnin për situatën në Kosovë, në një moment avokati ka ngritur zërin dhe për këtë arsye moderatorja ndërpreu intervistën.

“Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?”, iu drejtua ai.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj: “Monolog avokati nuk do bëjë.”

Avokat Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim.

Moderatorja Sidorela Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!

Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!

Gjoni: E tha Kurti nuk ka pazar.

Ngjela: Po dale moj zonjë!

Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!

Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?

Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëjë, të paktën kur bisedon me mua jo.