zoom

Bota

Përplasja e avionit e mbuluar me mister/ Dyshohet se u godit nga Rusia

Përplasja tragjike e avionit me pasagjerë nga Azerbajzxhani, në ditën e krishtlindjes ku mbetën të vdekur 38 persona dhe mbijetuan 29 të tjerë ka nxitur dyshime të shumta.

Paraprakisht, autoritetet vendase thanë se shakak i aksidentit ishte bërë përplasja me një tufë zogjsh por ekspertët ushtarakë e shohin të pamundur një gjë të tillë.

Devijimi me një distancë të madhe i avionit nga vija ajore që duhet të përshkruante ka shtuar pikëpyetjet për arsyet e vërteta te ngjarjes.

Avioni i “Azerbajxhan Airlines” fluturoi qindra milje larg rrugës së tij të planifikuar drejt Rusisë, për t’u rrëzuar në bregun përballë Detit Kaspik.

Shenjat e dukshme në pjesën e pasme si dhe në bishtin e avionit që mbeti i padëmtuar pas përplasjes janë një tjetër element emnigmatik.

Në mediat sociale kanë qarkulluar pamjet ku duken vrima si ato të mbetura pas një shpërthimi me elementë goditës apo sulmi me armë.

Blogerët ushtarakë rusë kanë sugjeruar se avioni mund të ishte ngatërruar me një dron ukrainas dhe të ishte goditur nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore.

Ekuipazhi në avion raportoi një përplasje në ajër përpara se avioni të fillonte uljen emergjente, për të cilën autoritetet ruse të aviacionit fillimisht dyshuan se ishte shkaktuar nga një tufë zogjsh. Por më vonë u zbulua se një nga rezervuarët e oksigjenit të avionit kishte shpërthyer, gjë që dukej e vështirë për tu bërë nga zogjtë.
Avioni po tentonte të ulej në një aeroport rus në Grozny, i cili në ato momente ishte nën sulm nga dronët ukrainas.

Autoritetet e Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe Rusisë kanë thënë se po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Postime të lidhura