Është shoqëruar me incidente edhe takimi i radhës që kreu i Partisë Demokratike ka nisur në qytetin e Korçës.
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë protestuar sërish kundër Bashës, duke e konsideruar atë tradhtar dhe bukëshkelur.
Me pankartat ku shkruhej: “Lul Kimiku” dhe “Lul, je peng i Ramës” ata kanë kundërshtuar praninë e Bashës në Korçë.
Por kjo ka ngjallur reagimin e palës tjetër, çka i ka vënë të dyja grupimet përballë njëra-tjetrës, duke rrezikuar edhe një përplasje fizike.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur ndonjë përshkallëzim të konfliktit mes palëve. / Zoom.al