zoom

Aktualitet

Përpjekja e dëshpëruar e Veliajt/ Mediat pranë tij publikojnë audion e përplasjes me Ols Dadon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj vijon nga qelia përpjekjen e dëshpëruar për të fituar ‘betejën’ ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Ols Dado.

Pas reagimeve të një pas njëshme Veliaj, publikoi sot një transkript të përplasjes së tij me prokurorin Dado ku pretendonte se ky i fundit e kishte kërcënuar dhe kishte përdorur ndaj tij fjalën fyese “ndyrësirë”.
Por në një reagim të mëvonshëm pas verifikimit të audios, Gjykata e Posaçme përgënjeshtroi dhe hodhi poshtë deklaratën e Veliajt.

“Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga mediat. GJKKO tha gjithashtu se nuk kishte gjetur përdorim të fjalës “ndyrësirë”.

As avokati i Veliajt nuk kishte qenë i sigurtopër të njëjtën fjalë. I pyetur nga BIRN, ai nuk e kishte konfirmuar një gjë të tillë.

SPAK-u po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori.

Mëgjithatë, disa orë më vonë, një nga mediat, pranë Veliajt dhe partisë Socialiste, publikoi audion nga debati Veliaj-Dado, por as aty nuk dallohet qartë, kush thotë çfarë.

Postime të lidhura