Aplikacion
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 19 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehje të ardhurash“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronesisë industriale” i shtetasit E. H., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi paketash pa pullë fiskale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I. P., 43 vjeç, pasi në objektin e tij, u konstatua se ka kryer punime ndërtimi pa leje;
A. A., 24 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. M., 49 vjeç dhe E. M., 21 vjeç, dhe u referuan materialet në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 20 vjeç dhe B. M., 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit R. Xh., 22 vjeç, E. M., 20 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S. B., 59 vjeç, A. L., 52 vjeç dhe Gj. B., 53 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 19.07.2021, gjatë natës, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash në firmën në pronësi të shtetasit H. M., 43 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.