zoom

Lajme

Përndiqet nga një vrasës, Cheryl kërkon mbrojtje për të dhe djalin pas vdekjes së Liam Payne

Ylli i popit dhe ish-i i Liam Payne , Cheryl Cole, ka shkuar në polici për të mbrojtur djalin e saj, pasi frikësohet se mund të mbetej pa prindër, për shkak se përndiqet nga një vrasës.

Këngëtarja shtoi masat e sigurisë në rezidencën prej 6 milionë dollarësh ku jeton me djalin e saj shtatëvjeçar Bear, sipas një raporti nga RadarOnline.com.

Artistja britanike pretendon se pësoi sulmin në shtëpinë e saj në një zonë rurale të Anglisë, ndërsa po përpiqet të mësohet me vdekjen tragjike dhe të papritur të ish-yllit të One Direction.

Cheryl  zbuloi se u sulmua nga një burrë me “sjellje obsesive, të fiksuar, të padëshiruar dhe të përsëritur”, i cili ka një precedent penal për një dënim me 30 muaj burg vrasje nga pakujdesia në vitin 2012.

Prania e tij bëri që Cheryl të frikësohej “Bear mund të mbetej pa prindër nëse kjo sjellje do të përshkallëzohej”, në një situatë komplekse për të dhe të birin e saj, pasi ende “po mban zi për vdekjen e babait të djalit të saj.”

Ajo zbuloi se u gjend nën ngacmimin e “një vrasës të dënuar që e përndjek ndërsa ajo është në shtëpi me djalin e saj”

Përndjekësi u identifikua si 49-vjeçari Daniel Bannister, të cilit iu dha një urdhër ndalimi tre-vjeçar ndaj yllit.

Urdhri e pengon atë të kontaktojë Cole, të hyjë në Buckinghamshire, ku ndodhet prona, apo edhe shkojë në shtëpinë e tij.

Postime të lidhura