zoom

Aktualitet

Përmet, i mituri qëllon aksidentalisht me armë dajën

Një i mitur dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive, dajën e tij, shtetasin me inicialet Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet. Policia ka njoftuar se ai ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:30, në Përmet, ku shtetasi i mitur R. U., ka qenë duke luajtur në oborrin e banesës.

Ndërkohë grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.

Postime të lidhura