zoom

Bota

Përleshje të ashpra mes francezëve dhe marokenëve, vritet një fëmijë 14-vjeçar

Një tragjedi pasoi pas përfundimit të gjysmëfinales Francë-Marok ( 2-0 ) në rrugët e Montpellier-it.

Tifozët e dy skuadrave nisën përleshjet trup më trup, duke lëshuar dhjetëra fishekzjarrë, çfarë shtoi edhe më shumë përshkallëzimin e situatës.

Një i mitur ka humbur jetën, pasi krejt papritur, një makinë u lëshua drejt turmës duke e goditur për vdekje.

Autoritetet franceze kishin shprehur më herët, frikën e tyre, duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve marokenë në territorin francez.