Aplikacion
Kështu, teksa nesër mblidhet parlamenti dhe grupi i PD-së është nën presion të ambasadëa për ta përjashtuar Berishën, ky i fundit, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, publikoi një fotografi përballë ish-presidentit të SHBA-së, George W. Bush, miqësia e të cilëve dhe marrëdhënia pozitive njihet gjerësisht.
Një fotografi e tillë vjen në kohën kur opinioni publik është ushqyer me tezën se ka një krisje mes Berishës dhe Amerikës, tezë që kërkon ta hedhë poshtë.
“Miremengjes miq, sot ju pershendes perzemersisht me kete foto me mikun e madh te kombit shqiptar, presidentin e 43te te SHBA George W. Bush. sb”, shkruaj ai.
PD do ta mbledhë grupin parlamentar përpara se të nisë parlamenti dhe Zoom.al mëson se edhe Berisha do të jetë në mbledhje.