zoom

Aktualitet

Përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së, Lulzim Basha bën hapin e radhës për forcimin e pozitave

Pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, dy ditë pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë nesër kryetarët e degëve në selinë blu.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 të paradites.

Dje Basha kryesinë dhe grupin parlamentar ndërsa me anë një videomesazhi nga zyra e tij njoftoi përjashtimin e Berishës, për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Kjo nuk është pritur mirë nga ish-kryedemokrati, dhe mbështetësit e tij të cilët tashmë akuzojnë Bashën për marrëveshje të fshehtë me kreun e PS, Edi Rama.