Aplikacion
“Kërkesa për doktorin nga kupola. Informacionet i di siç i di shumë mirë edhe doktori. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht derisa sa të dalë e vertetë e drejtësisë”, mësohet se ka deklaruar Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Lulzim Basha: “Mos thoni gjysmë të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve. Vendimi për Sali Berishen nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim qe behet ose interpretohet në media.
Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalet më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e veerteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është perjashtuar as nga strukturat qe te ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut te ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës