zoom

Aktualitet

Përgjimi/ Ish-deputeti Ndoka pazar me “mbretin e kumarit”, Martinaj: Me kë është k*va, t’i çoj…

Të tjera detaje zbulohen nga dosja e bujshme e operacionit të SPAK, ku në qendër ka qenë aleanca e ish-deputetit Arben Ndoka me “mbretin e kumarit” Ervis Martinaj, i zhdukur prej dy vitesh, për të vrarë Durim Bamin.

Goditja e 7 grupeve kriminale nga SPAK, pas një megaoperacioni të shtrirë në të gjithë vendin, nxori në dritë lidhjet mes emrave të njohur të botës së krimit, disa të arrestuar, disa të shpallur në kërkim, e të tjerë që nuk dihet fati i tyre. Në mesin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest nga GJKKO, është edhe emri i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

“TCH” raporton se Ndoka ka urdhëruar vrasjen e Durim Bamit dhe vëllait të tij, Valterit, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij në 2017, Aleksandër Ndokës, duke e shoqëruar me një përgjim mes ish-deputetit dhe Ervis Martinajt, ky i zhdukur prej dy vitesh pa gjurmë. Ish-deputeti është ndihmuar nga Ervis Martinaj, i cili sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, i ka dalë garant për të siguruar paratë që do t’i duhen për të kryer vrasjen.

Dyshohet se Ndoka kishte gjetur vrasës me pagesë, me të cilët kishte diskutuar për shifra nga 100 deri në 600 mijë euro për vrasjen e vëllezërve Bami, para të cilët do t’i siguronte Martinaj. teksa të tjera detaje janë zbuluar edhe në lidhje me planin e ish-deputetit Arben Ndoka për të vrarë Durim Bamin, si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në vitin 2017.

Ai ka kontaktuar me disa personazhe të botës së krimit, e mes të cilëve edhe Ervis Martinajn. Ky i fundit i ka garantuar se do të financojë ai për realizimin e vrasjes. Në komunikimet që ata kanë pasur me njëri tjetrin në 2020, Martinaj i ka shkruar se nga informacionet e tij, Durim Bami ndodhej në Ksamil. Martinaj i kërkon më tepër detaje për adresën, dhe e pyet nëse do që t’i dërgojë “çunat e tij”.

“Me cilin është k*rva, pa këto çerrat? A dihet adresa e saktë? Ti nis me motorr 2 çuna? Makinë me ik atje thu? Me targa koti, a ikin dot? Ta jap unë audin, është super makinë, 270 në orë ecën. Marrin e targa rezervë ndoshta e s’kanë nevojë me e djeg fare. Gati e kam, është e vjedhme…gati e ke Audin.

Nuk kam kë çoj se i kam të zanë, ço njeriun tat, që ësht shok me këto çunat, me i mar shkoj unë i marr, nqs duhet, po kryn punë, Audin e ke gati, në Mamurras në autostradë, s’ka kamera. Çelesi i audit është sipër gomës mrapa”, i shkruan ndër të tjera Martinaj, ndërsa Arben Ndoka i përgjigjet duke i thënë se në orën 6 të mëngjesit do të shkojë dikush për të marrë makinën. /ZOOM.AL/