zoom

Aktualitet

Përgjimet e dosjes së kreut të ARRSH: 20 për Berberin dhe 20 për Enis! Po bëj gati dokumentet…

Detaje të reja nga operacioni dhe dosja e bujshme e korrupsionit të zyrtarit të lartë të Rrugëve.

SPAK ka sekuestruar ditën e djeshme gjatë kontrolleve në banesat e kreut të ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

Mësohet se në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH.

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: “20 te Enis, 20 te Berberi!”.

Ndërkohë, Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: “Si e keni situatën me corona virusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën”.

Sipas SPAK, bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.

GJKKO pritet të japë masat e sigurisë për 3 të arrestuarit, Berberi, njeri i afërt i ministres Belinda Balluku, akuzohet se ngriti skemë korruptive financiare, duke blerë një kompani me 800 euro dhe shitur me 2,2 mln euro, teksa aty xhironte edhe prokurimet e tenderëve të rrugëve për biznesmenët. /ZOOM.AL/