Aplikacion
Një ditë më vonë, zyra e emigracionit në Europë bashkë me Eurostat treguan se shqiptarët kishin marrë një mesazh dhe nga vendet e BE-së. Për herë të parë në dy vite, numri i azilkërkuesve shqiptarë ishte në rënie. Shqipëri nuk renditej më ndër vendet me më shumë emigrantë apo minorenë të pashoqëruar që kërkonin strehim.
Për periudhën janar-shkurt 2023, Eurostat raportonte pak më shumë se 1.600 azilkërkues nga Shqipëri (në të kaluarën kjo ishte shifër e zakontë për kërkesat e një muaji).
Shifrat europiane tregojnë se të rinjtë shqiptarë morën mesazhin dhe nuk po shkojnë më atje, ndërsa shifrat shqiptare tregojnë se thjesht nuk ka më të rinj për të ikur.
Raporti i fundit i Instat, që i referohet shifrave të vitit 2022 tregon panoramën më të zymtë të popullsisë së Shqipërisë në vitet e fundit.
Statistikat (dhe historia) tregojnë se janë të rinjtë ata që largohen dhe kanë potencial për të emigruar, grupmosha 15-29 vjeç. Është pikërisht kjo grupmoshë që është reduktuar me 3% çdo vit nga 2017-a deri sot. Nga viti në vit, thotë Instat, pesha e të rinjve ndaj totalit të popullsisë është ulur masivisht. Në Tiranë, vetëm 3% janë fëmijë deri në 15-vjeç.
Nga ana tjetër, edhe shtesa natyrore e popullsisë ka rezultuar negative, -3.3 mijë banorë, me 27.2 mijë foshnja të lindura dhe 30.5 mijë individë të vdekur. Si rrjedhojë, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve), në këtë vit, është rreth -3.3 mijë banorë.
Shtuar këtij skenari kaq tragjik, Instituti i Statistikave parashikon se në më pak se 10 vite (deri në 2033), numri i të rinjve 0-17 vjeç do të ulet në 17.7% nga 20.5% që ishte, për të sjellë një tjetër krizë demografike.
Pra një përgjigje për “TheSun”; të rinjtë shqiptarë nuk morën asnjë mesazh sepse në Shqipëri nuk kanë mbetur më të tillë!/Shkruar nga G.T për Zoom.al
Ky është artikull ekskluziv i Zoom.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë në bazë të Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Zoom.al”,shoqëruar me linkun e artikullit origjinal. Për mosrespektimin e këtij detyrimi, çdo shkelës do të ngarkohet me përgjegjësi sipas Ligjit Nr/ 35/2016.
Dosja e SPAK/ Lidhjet e krimit me shtetin, shefat e krimit informatorë të aksioneve antidrogë