zoom

Të gjitha

Përgjigje për Arjanin dhe gjithë konkurrentët, Elvisi flet për herë të parë pas largimit

Pas debatit të madh për postimin e tij, që preku Antonelën, Elvisi vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. I pari që reagoi ashpër kundër ish-konkurrentit ishte Arjan Konomi, i cili shpërtheu në të bërtitura dhe ofendime kundër Elvisit. Pati persona nga publiku që nuk e pritën mirë reagimin e tij të rëndë, ndaj opinionisti u detyrua të jepte një shpjegim ditën e djeshme.

“Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë. Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion”, u shpreh Arjani përmes një video.

Pas tij, nuk vonoi as reagimi nga Elvisi, i cili ka sqaruar një herë e mirë gjithë situatën. Loco ka theksuar se ai nuk e ka pasur anjëherë si qëllim që të ulë një person në emision dhe se nuk ka dashur kurrë të marrë një rol tjetër, përveç atij të konkurrentit. Ndër të tjera Elvisi është shprehur se Arjani i është kthyer kundra, sepse është ndjerë i cenuar nga mendimet e tij.

“Në asnjë moment nuk kam qenë unë i pari që e kam sulmuar, apo jam përpjekur ta ul, unë gjithmonë kam bërë çmos për të mbrojtur veten dhe persona të tjerë në atë studio pa dashur të ofendoj apo cenoj Arjanin. E gjithë kjo është keqkuptuar nga Arjani, sepse sidomos kohët e fundit kam vënë re që ka njëfarë persekutimi ndaj mendimeve dhe opinioneve të mia dhe unë besoj që vijnë nga mendimi i tij se dua ta cenoj atë dhe ta nxjerr poshtë vetes.Të gjithë këtë çështje ai e ka kthyer në personale, sepse mund të ketë menduar nuk dua ta lë Elvisin të ngjitet ‘sipër meje’”, thotë Elvisi.

Elvisi ka shtuar se pas debatit të madh i ka kërkuar menjëherë falje Antonelës. Sipas Elvisit e gjithë kjo situatë po përdoret mediatikisht për vëmendje nga persona brenda dhe jashtë studios. Ai është shprehur se e gjithë kjo mund të jetë bërë nga persona jashtë studios, që sipas tij kanë kohë që duan ta ulin për shkak të hatërmbetjeve.

“Pas daljes nga studio kam qenë unë i pari që i kërkova personalisht falje Antonelës për mërzitjen që mund t’i kem shkaktuar unë si person jo për atë që ndodhi në studio. Nga ana tjetër kam përshtyjen se kjo situatë po përdoret mediatikisht nga disa persona brenda, ndoshta dhe nga jashtë studios. Më shumë të drejtë mund të thonë që ishte e rëndë ajo që postova unë, por mendoj se thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kanë pasur skandal ku të kapen dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të më ulur. E theksoj që mund të jetë dhe nga persona jashtë studios, që kanë kohë që duan të më ulin për shkak të hatërmbetjeve, fundi fundit janë problemi i tyre dhe jo i imi. Shpresoj shumë që kjo situatë të marrë zgjidhje pa u prekur askush, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”, thotë Elvisi në reagimin e tij.