Aplikacion
Ky ishte reagimi i babait tim kur i thashë se kisha rezervuar fluturimin për në Shqipëri.
“Është përgjigja e Europës ndaj Koresë së Veriut!”
Ai nuk kishte turp kurrë të udhëtonte në destinacione të çuditshme. Në të 20-at e tij ai kishte udhëtuar me makinë nga Rosslare në Stamboll, duke qëndruar në bujtinat e të rinjve komunistë gjatë rrugës në ish-Jugosllavi.
“Por unë nuk isha aq budalla sa të shkoja në Shqipëri”.
Unë i dola disi në mbrojtje Shqipërisë, ndoshta duke kuptuar se sa pak kërkime kisha bërë.
“Është në fakt një destinacion shumë në trend në Instagram, babi”, i thashë në mënyrë jo bindëse, duke treguar disa foto të ujërave të bruzta në telefonin tim.
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, fillova të bie disi në një mendje me këndvështrimin e babait tim. Qyteti është shtëpia e Bunkart 2, një bunker nëntokësor i kthyer në muze të diktaturës brutale komuniste që sundoi vendin deri në vitin 1992.
Në një dhomë kishte një ekspozitë mbi qëndrimin armiqësor të regjimit ndaj të huajve, me përbuzje të veçantë të rezervuar për hipitë.
Një direktivë zyrtare për rojet kufitare veçonte: ‘Burrat me flokë të gjatë si gratë’, ‘burrat e ekzagjeruar’ dhe ‘mjekra të parregullta’.
Nëse babai im do të ishte shfaqur aty me çantën e tij të shpinës në vitet 1970, ai pothuajse me siguri do të ishte qëlluar.
Është ironike atëherë që turizmi është kryesisht përgjegjës për mrekullinë e vogël ekonomike të Shqipërisë. Ata kanë pritshmëri që deri në fund të vitit të kenë “kapur” nëntë milionë pushues. Kjo do të thotë se do të ketë pasur rreth tre turistë për çdo person që aktualisht jeton në vend këtë vit.
Ujërat e pastër dhe peizazhet e virgjëra në fshatrat si Dhërmiu rivalizojnë Maldivet, me dhomat e hoteleve që janë me çmime ekonomike.
Mbetet për t’u parë nëse kombi i vogël do të jetë në gjendje të përballojë rritjen e vizitorëve.
Në Tiranë po ngrihen ndërtesa me një zell që do të bënte të skuqej Tigri Kelt. Shqipëria humbi pjesën më të madhe të shekullit të 20-të dhe ka një ndjenjë të vërtetë të një populli që kërkon të kompensojë kohën e humbur.
Liberalizimi brenda natës i shoqërisë kishte qenë pak shokues për vendin më të izoluar në Europë. Udhërrëfyesi im rreth Tiranës më tregoi se kur shikuan televizor për herë të parë, ai ishte një fëmijë i vogël me babain e tij 45-vjeçar të ulur pranë tij, të dy me sy të habitur.
Burri dhe djali po mësonin për botën në të njëjtën kohë.
Liria nuk nënkuptonte vetëm televizorë dhe projekte ndërtimi. Pronësia e makinave, e ndaluar më parë, lulëzoi gjithashtu.
“Shumë e morën vesh se kishin nevojë për patentë pasi blenë makinën”, tha udhërrëfyesi im me shaka.
Kur i tregova planin tim për të shkuar me makinë në bregdet, ai tundi kokën: ‘Paç fat’
Më dukej vërtet e frikshme ngasja. Rruga për në Dhërmi është një kanal betoni që ndan majat e maleve në njërën anë, ndërsa deti Jon i zbardhur nga dielli shkëlqen nga ana tjetër. Pamjet të lënë pa frymë.
Por i tillë është edhe drejtimi i makinës me shoferë të tjerë që parakalojnë me shpejtësi rreth kthesave anës shkëmbinjve në makinat e tyre Mercedes Benze, ndërsa dhitë e malit kalojnë aty pranë.
Të mbyllur për dekada të tëra, ata ngasin me urgjencën e njerëzve që duhet të shkojnë patjetër dikur (se çfarë mund të jetë kaq e rëndësishme të dielën pasdite në fshatrat e Ballkanit mbetet për t’u hamendësuar).
Një irlandez nuk duhet të jetë kaq i shpejtë për të gjykuar, ndoshta. Unë kam lindur në një vend ku ishte plotësisht e pranueshme të dështoje në testin e shoferit, t’i shtrëngoje dorën inspektorit dhe më pas të udhëtoje për në shtëpi.
Ashtu si Irlanda, përpara se të anëtarësohej në BE, ky është një vend i egër, natyrisht i bukur me një kulturë rinore të frustruar dhe të sapolindur që dëshiron të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar.
‘Kemi filluar ta marrim seriozisht korrupsionin’ më tha udhërrëfyesi im. Ai shpreson se Shqipëria mund të arrijë anëtarësimin në BE me ritmin që bëri Kroacia në vitet 2000. Rruga e tyre, sinqerisht, nuk do të jetë e lehtë. I përshkruar nga disa si i vetmi narko-shtet i Europës, vendi është shtëpia e një prej rrjeteve më të egra dhe emergjente të krimit të organizuar në botë. Imagjinoni Irlandën në kulmin e miqësisë së saj politike me një përzierje të kartelizmit të drogës në Amerikën Latine dhe filloni të kuptoni formën e problemit.
Megjithatë, atyre nuk u pëlqen nëse përmend mafian.
“Ne jemi një vend me tre milionë banorë. Si mund ta kontrollonte mafia jonë tregtinë e drogës në Londër? Është lajm i rremë, – tha udhërrëfyesi im, duke dalë disi në mbrojtje.
Nëse korrupsioni dhe kriminaliteti kanë qenë pesha plumbi në kyçin e këmbëve të të rinjve, lulëzimi i tregtisë turistike ofron shpresë.
Është një natë e premte në Tiranë dhe restorantet dhe baret e qytetit janë ndezur. Unë endem në muzg kundrejt një sfondi kupolash ortodokse, minaresh dhe rrokaqiejsh brutalistë, i shoqëruar nga aroma e qengjit të gatuar.
Ky është një avantazh i Shqipërisë që Irlanda nuk e ka.
Patëllxhanë të mbushur deri sa të shpërthejnë, qofte orizi, copa qengji të shoëruara me gjalpë dhe hudhër, peshk të freskët të nxjerrë nga ujërat e kthjellëta.
Shkoni tani, ndërsa vendasit janë ende të ngazëllyer për t’ju takuar.
Por për hir të Zotit, ngisni ngadalë rrugëve!