zoom

Politikë

Përfundon procesi i numërimit të votave, Berisha konfirmohet si kryetar i “Rithemelimit”

Përfundon procesi i numërimit të votave të
delegatëve të PD-së që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar.
Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso njofton se nga 1000 votues, 938 delegatë kanë votuar pro ish-kryeministrit Sali Berisha,si kryetar i Rithemelimit,ndërsa 55 delegatë kundër. Sipas këtij rezulati Berisha rikonfirmohet si kryetar i rithemelimit.

Deklarata e plotë

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.
Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.
Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.
Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.
Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.
Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.
Faleminderit.