zoom

Aktualitet

Përfitoi nga Amnistia, lirohet ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj: Uroj mos ta provojë askush burgun!

Amnistia Penale hyri sot në fuqi dhe që të zbatohej pas votimit të shumëdebatuar në Parlament. Dhe mes 700 përfituesve që lirohen, ka edhe personazhe të njohur.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është një prej tyre që është liruar sot nga burgu, pasi përftoi nga amnistia penale.

Pas daljes, ish-zyrtari i lartë i bashkisë, i opozitës, dha një mesazh për të gjithë qytetarët: “Uroj të mos ta provojë askush”, tha ai për gazetarët.

“Përshëndetje për të gjithë. Shëndet dhe mbarësi për familjet e tyre. Uroj të mos ta provojë askush”, ishte mesazhi i Frrokajt pas daljes nga burgu.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022, me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. /ZOOM.AL/