Aplikacion
Zgjerimi, sipas Monitor, vjen si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve të naftës. Por “Kastrati” rezulton një prej kompanive shqiptare me më shumë kontrata qeveritare. “Kastrati” ka koncesionin e Aeroportit të Tiranës, atë të Aeroportit të Kukësit, të portit të Porto Romanos dhe të portit të Limionit në Sarandë apo koncesionin e Rrugës së Kombit, ku shoqëria vjel 5 euro ose 660 lekë për çdo autoveturë dhe 25 euro për çdo kamion, ndonëse nuk i ka realizuar detyrimet e saj për ndërtimin e urave, siç është ura mbi lumin Drin, për punimet e së cilës është shkelur çdo afat.
Të dhënat tregojnë fitimet e “Kastrati Group” vijnë si nga nafta, ku çmimi është një ndër më të lartët në Europë, ndonëse në bursat ndërkombëtare ka rënie dhe euro e dollari janë dobësuar. Por koncesionet sjellin gjithashtu miliona në arkën e kompanisë.
Tregtimi i naftës me shumicë ka sjellë 63.8 miliardë lekë në vitin 2019, 45.7 miliardë në vitin 2020, 61.8 miliadër në vitin 2021 dhe 93.1 miliardë në vitin 2022.
Tregtimi i naftës me pakicë ka sjellë 16 miliardë lekë në vitin 2019, 12 miliardë në vitin 2020 kur pandemia ndërpreu lëvizjen e automjeteve, 15 miliardë në vitin 2021 dhe 21 miliardë në vitin 2022 kur çmimi i naftës në Shqipëri arriti dëri në 265 lekë për litër.
Aeroporti i Tiranës, një aktivitet monopol, është koncesioni që fut më shumë të ardhura, pas naftës. Në vitin 2021 kompania ka marrë 5.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2022 qarkullimi vjetor shkon në 8.3 miliardë.
Koncesioni i rrugës së kombit sjell po ashtu miliarda lekë. 2.6 miliardë në vitin 2019, 2.2 miliardë në vitin 2020, 3 miliardë në vitin 2021, 2.2 miliardë në vitin 2022.
Koncesioni i portit të Porto Romanos (MBM) ku Kastrati ka 65 % të aksioneve, ka një qarkullim vjetor prej 750 milionë lekësh në vitin 2021 dhe 1.3 miliardë lekësh në vitin 2022. Ky koncesion, sipas raportimeve të mbërritura në Zoom.al, dyshohet të ketë probleme me dokumentacionin, një çështje kjo për të cilën redaksia jonë ka kërkuar informacion pranë insititucioneve përkatëse.
Në total, kompanitë e “Kastratit” kanë një qarkullim vjetor prej 143 miliardë lekësh për vitin 2022. Në tetë kompanitë e para, “Kastrati” rezulton të jetë thuajse e vetmja kompani me kontrata qeveritare (Koncesione e PPP).
“Grupi BALFIN”, me interesa në tregti me pakicë, qendra tregtare, ndërtim, turizëm e banka, është i dyti sipas qarkulllimit vjetor.
Të ardhurat e kompanive kryesore të grupit në Shqipëri ishin 39 miliardë lekë, me një rritje prej 4%. “Spar Albania” rezulton kompania më e madhe e grupit, me 24 të totalit për vitin 2022.
“Spar Albania” pati 6.3 miliardë lekë qarkullim vjetor në 2019, 6.7 në 2020, dhe përkatësisht nga 9.3 miliardë në vitet 2021 dhe 2022.
Neptun pati 7 miliardë në vitet 2019 dhe 2020 dhe nga 8.3 në 2021 dhe 2022.
Mane TCI rezulton me afro 4 miliardë për katër vitet e fundit.
Tirana Bank pati 2.7 miliardë qarkullim në vitin 2019, 3.3 në vitin 2020 dhe nga 4.7 miliardë në 2021 dhe 2022.
Green Coast qarkulloi 1.6 miliardë në 2019, 3.6 në 2020 dhe nga 5.6 në 2021 e 2022.
“AGNA” renditet e treta në listën e “Monitor 200”. Ajo dhe kompanitë e tjera brenda saj patën 30 miliardë lekë qarkullim në vitin 2022. Në vitin 2019, vetëm Agna pati 15 miliardë lekë qarkullim, 14 miliardë në 2021, 16.7 miliardë në 2021 dhe 17.6 miliardë në 2022. Alfa sh.a pati përkatësisht 10, 9.7, 11.1 dhe 12.2 miliardë në këto 4 vite. Albartex 321 milionë, 242, 276 dhe 433 milionë në këtë periudhë.
“BIGALB” renditet i katërti në listë me një total prej 27.3 miliardë lekësh në vitin 2022, me “Big Market” që qarkulloi 24.4 miliardë dhe Tirana Cash&Carry me 2.8 miliardë.
“INFOSOFT” zë vendin e pestë me 24 miliardë lekë për vitin 2022.
“EHW” mban vendin e gjashtë me 15.3 miliardë lekë për vitin 2022.
“EDIL AL” mban vendin e shtatë. Kompania Concord Investment ka pasur një qarkullim vjetor prej 1.7 miliardë lekësh në 2022, Edil-al-it ka qarkulluar 2.7 miliardë, Vizion Plus 436 milionë dhe Tring Tv 1.3 miliardë.
“UNION GROUP” mban vendin e tetë me Union Bank që qarkulloi 4.3 miliardë, Union Financiar Tiranë me 805 milionë, Landeslease me 171 milonë dhe Paylink 156 milionë. Totali rezulton 5.8 miliardë për vitin 2022. / Përgatiti Zoom.al (Të dhënat janë marrë nga Revista Monitor)
Ekzekutoi “Dakun” në lokal, dëshmia e kunatit të Altin Hajrit: E mbajta me bukë, ai më shante