zoom

Aktualitet

Përdhunoi dhe bëri për spital të dashurën, i gjendet edhe drogë në banesë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Në pranga ka rënë Endri Gjinaj, ndërsa burime bëjnë me dije se i riu dhe vajza ishin në lidhje prej 2 muajsh. Ditën e djeshme të dy kanë qenë në Durrës dhe pasi u kthyen në banesë u konfliktuan për shkak të një telefonate nga ish e dashura e djalit, njëkohësisht ish-shoqe e vajzës. 

Vajza u dërgua në spital ku mori edhe trajtim mjekësor dhe u pyet për hematomat. Nga këtu nisi zbulimi i historisë dhe u përfshi Policia për hetime.

I pyetur për dhunën e ushtruar, i dyshuari Gjonaj nuk ka folur, por pas kontrollit në banesë, policia i gjeti lëndë psikotrope cannabis sattiva dhe njolla gjaku, që besohet se janë prova biologjike të dhunës fizike.