Aplikacion
Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul nga 18 në 12 vite burg. Po ashtu është lënë në fuqi vendimi për dënimin me 7 vite e 4 muaj burg për Klajdi Pocin, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg.
Prej kohësh, e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa vendosi të bëjë kallëzim, teksa Policia arrestoi Abaz Dogën, por duke zbuluar më pas edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.
Referuar materialit hetimor nga ana e Prokurorisë, mësohet se Abaz Doga abuzonte me të miturën që kur ishte rojë shkolle, aty ku studionte edhe vajza e më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.
NJOFTIMI
Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 29.05.2020 në Kamëz Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“, shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P, si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.B, K.P, F.B dhe R.O , të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“ , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.
Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31 datë 13.01.2021 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“ , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.P, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatia e saj kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.