zoom

Bota

Për herë të parë në Met Gala, fustani me mesazh i Alexandria Ocasio-Cortez trazon rrjetin

Direkt nga kongresi në Met Gala. Politikania dhe aktivistja Alexandria Ocasio Cortez ishte e pranishme në eventin e mbrëmshëm në Met Gala dhe fustani i sai i bardhë nga “Brother Vellies” e dha troç mesazhin që kishte për të dhënë: Taksoni të pasurit! “Tax the rich” shkruhet me të kuqe mbi fustanin e bardhë.

Për herë të parë në Met Gala, fustani me mesazh i

Dalja e parë e AOC në një organizim të tillë ka ndezur një debat disi të parashikueshëm, por të ashpër në mediat sociale.

Ndërsa shumë kanë duartrokitur mesazhin e saj, kritikët e saj e kanë akuzuar për hipokrizi për shkak të pranisë në eventin luksoz me elitat që ajo kërkon të taksojë.

Për herë të parë në Met Gala, fustani me mesazh i

Vlen të theksohet që Met Gala ndryshe quhet edhe Costume Institute Gala pasi veshja e çuditshme dhe ndryshe është edhe qëllimi i këtij organizimi.

Njerëzit janë gjithmonë të vëmendshëm ndaj shkrimeve të tilla edhe kur të famshmit e sidomos politikanët i veshin, qoftë edhe në përditshmëri. Si në rastin e xhaketës “I don`t care” të Melania Trump kur ishte Zonjë e Parë dhe mediat shkruanin për të.

Për herë të parë në Met Gala, fustani me mesazh i

MELANIA TRUMP