Aplikacion
“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK për Tabakun. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre”, tha Felaj.
Felaj shtoi se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK-ut, pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën.
“Ajo i ka premtuar SPAK se do u vendos dokumenta dhe do mbështes SPAK në punën e saj, pa mbaruar Komisioni Hetimor. Sipas deklarimeve publike keni premtuar mbështetje publike. Ende pa marrë një vendim Kuvendi. Kërkon kredo politike duke ushtruar presion mediatik të organit të akuzës. Ndërhyrja në këtë mënyrë është flagrante dhe kompomenton ligjin rëndë. Prokurorët janë të pavarur dhe kanë hequr dorë nga privatësia e tyre dhe është i përgjueshëm. Duke i thënë publikut që kemi mbështetje nga SPAK.”