zoom

Kinema & Netflix

Për admiruesit e filmit, po vjen “Shrek 5”! Ja kur pritet të dalë në kinema…

Pas 26 vitesh, Shrek do të rikthehet më në fund në ekranin e madh dhe tanimë ka një datë.

DreamWorks njoftoi se “Shrek 5” do të dalë në kinema më 1 korrik 2026, me Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz të rikthyer të gjithë. Njoftimi u shoqërua me një teaser të shkurtër.

Filmi i parë i Shrek – i bazuar në librin me figura të William Steig me të njëjtin emër – u publikua në maj 2001, me Myers që luante rolin e Shrek, Murphy mikun e tij të besueshëm Gomarin dhe Diaz në rolin e Princeshës Fiona.

Filmi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe me ndikim. Ai madje u bë fituesi i parë i çmimit Oscar për filmin më të mirë të animuar (i cili u prezantua në Oscars 74 në vitin 2002).

“Shrek 5” pritet të ketë gjithashtu një sukses të jashtëzakonshëm, pasi fansat e kanë pritur prej një kohe të gjatë. /ZOOM.AL/