Aplikacion
Trajneri, që u martua pranë Barcelonës në vitin 2014, raportohet se është ndarë nga e dashuria e tij e fëmijërisë, Cristina.
Çifti u njohën në vitin 1994 dhe kanë tre fëmijë: Maria, 24, Marius, 22 dhe Valentina, 17. Mësohet se partnerja e tij Serra banon me kohë të plotë në Barcelonë, ndërsa Guardiola ka mbetur në Mançester.
Cristina Serra, një gazetare dhe shkrimtare nga Brazili, vendosi të ndahej në dhjetor, vendim që fillimisht iu komunikua vetëm rrethit të tyre të ngushtë.
Çifti u kanë kërkuar miqve dhe famijarëve të mbajnë çdo detaj konfidencial, me raportet që thonë se marrëdhënia e tyre mbetet “tërësisht miqësore dhe e qëndrueshme”.
Serra e ka mbështetur Guardiolën gjatë momenteve kryesore të karrierës së tij si një nga menaxherët më të suksesshëm të futbollit. Ajo ishte e pranishme në Stamboll në qershor 2023 kur City triumfoi ndaj Interit në Champions League. Çifti gjithashtu mori pjesë në Wimbledon së bashku në korrik.
Serra thuhet se u largua nga Mançesteri në vitin 2019 për të ndihmuar në menaxhimin e biznesit të modës të familjes së saj, Serra Claret.