Aplikacion
Tori alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit. Edhe pse i arrestuar dhe i vënë përballë togave të zeza për disa ngjarje të rënda, Xheçuka ia ka dalë të fitojë pafajësinë. Sot, Policia e Tiranës ka shpallur atë në kërkim për për një rast shtrëngimi për dhënie pasurie ndaj një 35-vjeçari.
Dy nga personat e lidhur me këtë ngjarje, Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka dhe Fredi Keta janë në kërkim në kuadër të operacionit “The Debt”, ndërsa është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, banues në Tiranë. Në arrest shtëpie janë lënë Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç.
Hektor Xheçuka i njohur si “ushtari” i Ervis Martianjt bashkë me 6 persona të tjerë ka dhunuar një 35-vjeçar dhe i ka kërkuan 70 mijë euro. Xheçuka dyshohet se është arratisur në Dubai.
36-vjeçari njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Maritnaj, i zhdukur prej gushtit 2022.
Hektor Xheçuka është një emër i njohur për botën e krimit pasi rezulton i përfshirë në vrasjen e Emiljano Boçit, ku mbeti i plagosur edhe shoku i këtij të fundit, ndërsa e dashura e viktimës që ndodhej në mjet i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.
Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital. Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë. Në nëntor 2018, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia.
Ushtari i Martinajt ka qenë i përfolur edhe në vrasjen e Ajet Zeqajt. Ai u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në atë kohë u përfol për një vrasës me pagesë, por asnjëherë nuk u vërtetua lidhja e Xheçukës me këtë ngjarje kriminale.
Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.