zoom

Politikë

“PD të mos hajë bar”/ Deklarata e ambasadores Kim, Kadilli: Është e turpshme që…

Fill pasi Ambasadorja Yuri Kim bëri një deklaratë të fortë para selisë blu, ku tha se PD duhet të shohë me kujdes se me cilët deputetë futet në Kuvend, ndërsa ka shtuar se është e pavend që të “hajë bar” vetëm për hatër të një deputeti, nuk ka vonuar një reagim nga Fatbardh Kadilli.

“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA.

Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë.

Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”.

Demokratë të shohim nga e ardhmja.