zoom

Aktualitet

Projekti 3D i hekurudhës Tiranë-Rinas, i vjedhur nga Katari. PD publikon videon

Partia Demokratike ka publikuar një video, që sipas saj tregon se kryeministri Edi Rama e ka vjedhur projektin 3D të hekurudhës Tiranë – Durrës nga Katari.

“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube”, denoncoi PD.

Selia Blu publikoi një video për ta vërtetuar pretendimin e saj (shih videon)

Zoom.al po publikon edhe videon origjinale dhe të plotë të projektit të hekurudhës së Katarit të publikuar nga kryeministri si projektin e hekurudhës Tiranë – Durrës. (shih videon)

Sipas Partisë Demokratike, ky është një mashtrim i Edi Ramës që tregon se ai nuk ka asnjë plan të nisë hekurudhën. ©Zoom.al

Postime të lidhura