zoom

Politikë

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar/ Riorganizim i strukturave të partisë

Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.

Përmes një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00, ndërsa është përcaktuar edhe axhenda e diskutimit.

NJOFTIMI I BARDHIT
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:
1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi