zoom

Politikë

PD kërkoi heqjen e mandatit të tij, Vullnet Sinaj në mbledhjen e Këshillit: Jam donator, s’kam përfituar asnjë lek

Është mbledhur Këshilli për Rregulloren e Mandatet për të diskutuar lidhur me kërkesën e Partia Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit të PS, Vullnet Sinaj, i cili sipas tyre ka përfituar nga fondet publike.

“Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejt.

Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro.

Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3.  Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit”, tha kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Ndërsa Sinaj iu përgjigj duke thënë se: Kam dhuruar 100 mijë euro në kohën e tërmetit. Unë kam qenë biznesmen që hyra në politikë dhe nuk u bëra sipërmarrës pasi hyra në politikë. Unë kam 20 vjet që merrem me biznes. Ai biznesi që ju më thoni që është i mi, ka bërë atë sollën e operacioneve te Kardiologjia për fëmijët. Ndaj meje po bëhet një farsë e madhe, që nuk është as ligjore.