Aplikacion
“Nëpërmjet shoqërive që ka hapur e kallëzuara prej nesh Ajola Xoxa duke përfshirë dhe shoqërinë “Ajolah” dhe “Harabel” kemi evidentuar nisur dhe na disa investigime të medias CNA, kemi evidentuar se si janë marrë disa objekte kundrejt ofrimit falas pa qira dhe pronarët e objekteve kanë pëfituar nga Bashkia Tiranë, pra bashkëshorti i zonjës Ajola Xoxa projekte të ndryshme, tenderë, pa garë apo leje ndërtimi në mëbyrë të paligjshme”, tha Kalaja.
Ndër të tjera, Kalaja tha se një denoncim tjetër i rëndë është për prokurorin Olsi Dado i cili nuk po bën asnjë veprim për hetimin pasuror të Veliajt dhe familjarëve të tij.
“Kemi një denoncim më të rëndë se ky. Në kallëzim të sot i kemi drejtuar disa pyetje SPAK-ut. Në qershor të 2024 është pranuar që ka filluar hetimi penal në lidhje me pasurinë e shtetasve Erion Veliaj, Ajola Xoxa, nënës dhe vëllait të Veliajt dhe këtë çështje e ka prokurori Olsi Dado. Ky prokuror nuk po bën asnjë veprim në lidhje me hetimin pasuror për këto shtetas ku që nga viti 2019 dosjet për Veliajn janë pambarim apo është Veliaj që po i bën presion Dados për hetimin pasuror? Ju të gjithë jeni dëshmitarë se si rrodhën në media përgjimet e dosjes së Cyrbje. Në këtë dosje dalin disa fragmente ku përmendet një person i drejtësisë ku ne dyshojmë se është Olsi Dado.
Ne nuk e dimë si është bërë vettingui i Olsi Dados. Kam bërë një kallëzim tjetër për këtë prokuror ju e dini shumë që ka ndërhyrë Ina Rama dhe Ëngjëll Agaçi për emërimin e tij”, tha ndër të tjera Adriana Kalaja.