Aplikacion
51 Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas kanë dhënë dorëheqjen pas largimit më 27 korrik të Manos dhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë duke hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës.
Të nderuar demokratë dhe demokrate!
Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese. Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese. Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë”, tha Leonard Trebicka, ish anëtarë i kryesisë.
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)