Aplikacion
Pak ditë më parë Partia Demokratike denoncoi Autoritetin Rrugor Shqiptar, lidhur me shpalljen e fituesve për disa procedura prokurimi për punë civile, për të cilët anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për t`i shpallur fitues këta operatorë.
Vangjeli tha:
“Konkretisht për procedurat ofertat e të cilave u hapën në datën 08 Maj 2024, me objekt:
Ndërtim rruga Berat-Ballaban, subjekti që pritej të shpallej fitues, dhe sic u paralajmërua nga ne, ishte firma me iniciale “C’ shpk.
“Në datën 5 Qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 19.7 milion euro.Sipas Open Data procedura është vlerësuar me Flamur të kuq që dmth skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit. Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga ne, ishte kompania me inicialet “A. C” shpk.
Në dt 4 Qershor ARRSH shpalli fitues kundrejt vlerës 14.2 milion euro operatorin e paralajmëruar nga PD.Sipas Open Data edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit. Procedura me objekt: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, Faza V, subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga PD, ishte kompania inicialet G..C…. shpk.
Në dt 3 Qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 24 milion euro ose 99% e vlerës limit. Sigurisht që edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit. Siç edhe theksuam në deklaratën tonë të mëparshme punët publike nuk i nënshtrohen konkurencës e cila mundëson që gara dhe shqyrtimi profesional të zotërojnë, por përdoren favoret politike.
Për të shmangur çdo rrezik gjatë garës krerët e ARRSH e vendosin paraprakisht fituesin”. /ZOOM.AL/
Vrasja e Martinit, babai i 14-vjeçarit të plagosur: Spitali s’na as psikolog dhe as fizioterapist