Aplikacion
“Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmeri e paligjshmëri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndësinë kombëtare që ajo ka për vendin” është shprehur ajo.
Deputetja e PD-së ka ngritur akuza dhe më parë për rastin në fjalë. Sipas saj kryeministri Edi Rama në kundërshtim me ligjin, kërkon t’i japë edhe një mandat Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Studiuesja Ledi Shamku pak kohë më parë ka ngritur këtë shqetësim, ku sipas saj përmes një ligji të ri që kanë propozuar një grup deputetësh për të ndryshuar ligjin e 2019-ës, Skënder Gjinushit i hapet udhë për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë. (lexoni këtu)
Reagime të shumta ka pasur edhe nga akademikë të tjerë si Artan Fuga dhe Apollon Baçe./zoom.al/