Aplikacion
Sipas tyre, vendimi i Komosionit të Etikës i ndalon të marrin pjesë vetëm në komisionet dhe seancat plenare. Ndërkohë Panorama.al ka zbardhur edhe shkresën që Kuvendi i ka dërguar gardës së Republikës, ku shkruhet se 6 deputetëve Gazment Bardhi, Bledion Nallbatit, Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit dhe Saimir Korreshit nuk i lejohet të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare në kryesi.
“Ne vijim te shkresës tone 3305/2 date 1.11.2023, Ju beje me dije se personat per te cilët eshte marre mase disiplinore nga komisioni per procedurat,votimet dhe etiken përkatësisht z. Gazmend Bardhi, Bledion Najibati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi nuk mund te marrin pjese ne aktivitetet parlamentare ne kryesine e Kuvendit deri ne përfundim te afatit te njoftuar me shkresën e lart cituar”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj. /ZOOM.AL/