zoom

Lajme

Pazar për Amnistinë, Bardhi i përgjigjet Bashës: S’do përfitojë asnjë i dënuar apo hetuar nga SPAK

Pas akuzave publike të Lulzim Bashës se Rithemelimi kishte bërë opazare të fshehta me PS për Amnistinë penale, ka ardhur edhe reagimi i parë, pak para nisjes së seancës parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka mbajtur të njëjtin qëndrim për çështjen e amnistisë penale, si në rastin edhe të Lulzim Bashës.

“Për dosjen Xibraka Kuvendi dhe kryeministri ka vendosur të dhunojë Kushtetutën, Sa i takon amnistisë, ka një traditë të konsoliduar për këtë rast. Në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit, të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme.

Opozita dhe kur drejtohej nga zoti Basha ka dhënë votën pro. Asnjë anëtarë i krimit të organizuar nuk përfiton, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014-ën. Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar që do të përfshihet te përfitimet e amnistisë”, tha ai. /ZOOM.AL/