zoom

Të gjitha

“Top Gun: Maverick” kryeson arkat nga shitja e biletave, duke lënë pas projekte të rëndësishme

Tom Cruise ka korrur një tjetër sukses në karrierën e tij. Ai e nxiti publikun të shkonte në kinema për një film që nuk përfshin superheronj. “Top Gun: Maverick” fitoi një rekord prej 134 milionë dollarësh në 4.732 kinema të Amerikës Veriore në fundjavën e parë të publikimit.

Realizimi aksion-aventurë i Paramount dhe Skydance pritet të mbledhë rreth 151 milionë dollarë. Falë komenteve të shkëlqyera, dozave të mëdha nostalgjie dhe kthimit të Cruise në kabinë për të kryer marifete të vërteta ajrore në rolin e pilotit Pete ‘Maverick’ Mitchell thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë.

“Top Gun: Maverick” e gjeti kështu veten në vendin e parë me fitimet më të larta në karrierën 40-vjeçare të Tom dhe është filmi i tij i parë që tejkalon përfitimet prej 100 milionë dollarësh në fundjavën e parë të lansimit. “War Of The Worlds” (2005) që kishte fituar 64 milionë dollarë në javën debutuese, ka qenë filmi më i suksesshëm i aktorit në vikendin e parë të shfaqjes.

Pavarësisht vonesave të panumërta, Cruise ishte i bindur se “Maverick” nuk do të ndiqte normat e filmave që u pritën keq nga audienca. Pritja prej dy vitesh tashmë është shpërblyer pasi filmi është pritur me entuziazëm nga shikuesit. Ka një vlerësim 97 për qind në Rotten Tomatoes dhe ‘A +’ në CinemaScore./L.K

/Zoom.al