Aplikacion
Kjo nismë dhe vendim ligjor u kontestua fuqishëm nga opozita, por me forcën e kartonit socialistët e kaluan pas diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve.
Partia Demokratike ka ngritur dyshime të forta se me këtë ligj dhe Komision, mazhoranca kërkon të kontrollojë, ndëshkojë apo shantazhojë mediat, me qëllim zgjedhjet parlamentare të e vitit të ardhshëm.
Pavarësisht kësaj, PS njoftoi sot listën e emrave dhe se kreu i Komisionit do jetë deputeti Erion Braçe. pritet përgjigja e opozitës, nëse do i bashkohet komisionit në fjalë apo do e bojkotojë atë si antiligjor.
Më 11 prill, në Kuvend u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër, ngritja e komisionit për dezinformimin. Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim. Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit.
Anëtarët e propozuar nga PS:
-Erion Braçe (kryetar komisioni)
-Bledi Çuçi
-Mimi Kodheli
-Pandeli Majko
-Enslemvera Zake
-Etilda Gjonaj